Moti i acartë i ditëve të fundit ka shkaktuar ngrica të shumta në rrugët e qytetit të Peshkopisë, si pasojë e të cilave nuk kanë munguar edhe incidentet dhe rastet rrëshqitjes së qytetarëve mbi trotuare.
Burime për mediat bëjnë me dije se rasti më i fundit është një mjek, i cili teksa po shkonte për në punë në këmbë, ka rrëshqitur mbi akull dhe ka pësuar fraktura serioze në trup.
Si pasojë e dëmtimeve fizike, mjeku në fjalë mësohet se është dërguar për në spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.