Intelektuali i njohur dhe një ndër politikantë më të ndershëm e të pakomprometuar që kemi njohur, Dr. Rexhep Kërçiku ka publikuar një shkrim në faqen e tij sociale në internet, ku bënë një krahasim shumë domethënës mes koronavirusit të quajtur Covid-19 dhe korrupsionit në Shqipëri për gjatë këtyre tre dekadave të quajtur Korrupsion-30. Me të vërtetë Covid 19 është një armik i padukshëm dhe i rrezikshëm që erdhi në mënyrë misterioze, por ama armiku tjetër dhe më i rrezikshëm dhe që shfaqet komplet i zbuluar dhe i patrembur është Korrupsioni -30. Lexoni shkrimin e plotë të doktorit sa bukur e denoncon edhe nga karantina korrupsionin në vendin tonë:

Nga Dr. Rexhep Kërçiku

rexhepi - Copy

Revoltë nga Karantina

Nga një armik i padukshëm me emër Covid dhe mbiemer 19 po bëhen rreth dy muaj që jemi sulmuar e po luftojmë në distancë dhe disa trup me trup, futur në llogoret shtëpi e në shtreterit e spitaleve.
Me masat e marra falë “komandanteve” dhe “ushtarëve” me bluza tê bardha gradat e të cilëve ishin hequr për skrap, pergjegjeshmerise se qytetareve e punes se institucioneve ligjzbatuese jemi drejt zmbrapjes se ketij armiku dhe shpalljen e fitores së plotë. Data e çlirimit do mbetet e diskutueshme…!
Por ne kemi rreth 30 vjet që na ka sulmuar një armik shumë i madh, shumë i dukshëm, shumë më i dëmshëm me emer Korrupsion dhe mbiemer Zyrtari.
Ku është do thoni ju? Duket more të dashur edhe pa hap sytë dhe veshet…! Eshte mes nesh 24 në 24 orë,nga maja e piramidës shteterore deri ne bazën e saj.
Eshte e tepert te zgjatesh por shumica e shqipetareve janë te infektuar, semure dhe disa larguar nga kjo jetë prej këtij armiku,korrupsioni i cili edhe gjate kesaj periudhe te kolegut të tij Covid-19 ka vegjetuar per bukuri.
Eshte i shtrire ne te gjitha fushat ku sejcili nga ne e ka ndierë ne fytyre, kurriz dhe zemer.
Duket, uluret, qesh, kapardiset, të kërcënon, të gjobit, të dënon, të përdhunon të vret etj etj ai KORRUPSIONI..!
“Strateget”e ketij armiku jane mes nesh, na japin mend, na perdorin kur ju duhemi për atë Po-në ose Jo-në, na poshterojnë , na perplasin deren ne fytyrë, e jeten e tyre të begatë nga taksat tona e bejnë ne zyra, hotele,në vilat e tyre ne bregdet e në mal, brenda dhe jashte vendit me femijë e krushqi me mace dhe me minj…!
Do thoni juve e nxive fare? Jo vellezer e motra jo, sepse kam shume respekt per shume bij e bija nenash qe sherbejne me perkushtim ndaj nesh në zyrat ku ato punojnë por i ka eklipsuar kjo fara e poshter qe nuk kane shpirt dhe jane mbuluar me jorganin e partive dhe batanijet e miqesive.
Dhe per ta konkretizuar kete revolte qe nuk eshte vetem e imja nje aspekt qe me ben ta shperthesh karantinen e Covidit e te shkosh te kapesh per fyti armikun e dukshem zyrtarin e korruptuar.Unë, ti, ai, ajo jo more jo, ta kapi ai pra qe kur do,kap edhe armikun e padukshëm, Shteti me veglat e tij që i ka me shumicë.
Bëhet fjalë për një legalizim shtëpie këtu e 20 vjet premtime. Kemi pritur si gjithe qytetaret siç na kane thene pushtetaret. Kemi kerkuar, jemi ankuar , na kanë premtuar , kane ardhe e kane shkuar , mbi gjashte herë matur e shenuar nga fytyra të nderruara…!
Por ndihma ka ca kohë që “mundohet”të më vijë nga persona anonim ose siç i quan Korrupsini sekserë.
Do ta besh legalizimi e shpisë ti ? Po, i them unë. Mire me jep nje dokument çfar ke per legalizimin ta bisedoj me drejtorin dhe do të njoftojmë.Flm zoteri i them.
Vjen haberi siç e bejne keto pjella të shpifura,duke më thenë se bëhet por duhen 8000 euro.
Çfar thatë ? Po,nqs doni ta bëni legalizizimin.
Faleminderit zoteri unë bisedova me ju per legalizim e shtepise nga ana e shtetit qe i takon dhe jo per ndertimin e saj…!
Ishte edhe nje tjeter me pare qe e kishte lidhjen me te shkurter me shefin e tij dhe e la deri ne 5000 euro. Por pergjigja e tij ishte negative pas tamponit që i beri shefit, i cili doli pizitiv me virusin Korrupsion.
Por me interesanti ishte ky i fundit i kohes së Coronēs i cili tregoi se sa ishte rritur bursa e korrupsionit duke me thene se duhen 9000 euro per legalizimin e shtepise , per të cilën e them megjithe zemer kurre mos u befte, në ferr vajteshin keto deputete qe premtojne, keto ministra dhe isha qe na mashtrojne dhe keto drejtora e zyrtare qe jeten na e nxinë.
Ai në kry thote denonconi tek ai,tek ky portal !
Une them që duket zoteri nga larg, bën muuu,
eshte kudo jo veten nga stërklat dhe ne ajërin e pastert.
Eshte afer zyres tuaj, perballe godines tuaj, perreth godines tuaj, tek vulëmbajtesit me mbishkrimin Republika e Shqiperise.
Vulë e cila nuk vendoset dhe pranë firmoset pa marrë gjobën maskarai i koruptuar që quhet zyrtari i shtetit,e popullorçe njihet si sherbyes i tij sepse paguhet prej tij!!!
Mendohem me vete duke thene se pse mesuesi ua meson ABC-në femijeve me perkushtim, pse mjeku i sherben të sëmurit pa asnje paragjykim deri ne vetmohim, bujku që në ara djerësin dhe prodhimi i kalbet para syve, minatori qe thelle nen toke buken mezi e siguron, metalurgu që trupi i pervelon e per te vajtur ne nje kamp pushimi as mendon , shkrimetari, artisti, sportisti që masat frymezon si jetim qëndron etj etj ?
Ndodh keshtu sepse ka ardhë koha e hajnave.
Duhet ta shporrim kete armik me kthetra te shtrira kudo duke ngritur zerin tonë e kerkuar që zullumqare, shushunja, armiq nga me te rrezikshmit per shoqerine të jenë aty ku kanë vendin.
Kjo perballje me Coronën besoj se do tua kete kujtuar mire që 2m katror kanë për të marrë me vete këtyre specieve që gezojne me familjet e tyre nga grabitja e djerses se të tjereve. Respekt të thellë për të gjithe ata që u sherbejne me devotshmeri qyetareve.
Shpresa vdes e fundit…!