Nga Azia në SHBA, zbulohen grerëzat vrasëse

Share

Ato duken të bukura dhe për herë të parë grerëzat gjigante aziatike janë konstatuar në Amerikën e Veriut, në Uashington.

Bëhet fjalë për një nga llojet më të mëdha, që e ka vendlindjen në Azinë jug-lindore.

Ato kanë thumba të mëdhenj, që mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Gjithashtu ekziston frika se mund të zhdukin bletët tradicionale.

“Frika jonë më e madhe është se do të ketë një impakt tek bletarët e vegjël, të cilët mund t’i nxjerrë jashtë loje dhe të rrisë koston për bletarët e mëdhenj. Është diçka që nuk duam të ndodhë”, deklaron Chris Looney, nga Departamenti i Agrikulturës në Uashington.

Fermerët mbështeten tek popullsia e bletëve për të polenizuar prodhimin frutor.

Ekspertët po hartojnë plane për ta asgjësuar grerëzën vrasëse të gjatë 5 cm. Disa persona kanë vdekur në Japoni pasi janë thumbuar prej tyre.

Read more

Local News