Ballina POLITIKE Nga akuzat se Basha ishte i përfshirë në aferën “Toyota Yaris” deri...

Nga akuzat se Basha ishte i përfshirë në aferën “Toyota Yaris” deri në lajmin se Berisha nuk do shkelë në SHBA sa kohë Blinken të jetë sekretar, çfarë u duskutua në ‘foltoren’ e Matit

0

Ka përfunduar edhe foltorja e Matit që ish-kryeministri e nisi në orën 17:30 të ditës së sotme. Ndërsa në lajmërimin e bërë në fund, mësohet se takimi i rradhës do të mbahet në qytetin e Kurbinit në ditën e premte.

Takimi u hap me akuzat e tij ndaj kryetarit aktual, Lulzim Basha duke e konsideruar si “peng” të kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit e kërcënonte me aferën e “Toyota Yaris. Berisha akuzoi Bashën se ishte përfshirë në këtë aferë duke ndarë miliona euro me Taulant Ballën dhe shtoi se sa herë që në Shqipëri vinin hetuesit belgë, kryedemokrati fshihej sepse frikësohej nga hetimet.

Ndërsa më tej, Berisha vazhdoi edhe deklaratën e bërë për herë të parë ku shprehej se gjersa në postin e sekretarit amerikan të Shtetit do të qëndronte Anthony Blinken, atëherë ish-kryeministri nuk do të shkelte më në SHBA.

Teksa afrohej drejt fundit të foltores së organizuar, Berisha tha se vendimin për shpalljen “non-grata” e kishte ‘nuhatur’ që në momentin kur në vitin 2019 gjatë një seance plenare kryeministri Rama i kishte thënë se nuk mund të kalonte dot oqeanin. Sipas Berishës kjo ishte një hakmarrje nga ana e George Sorosit pasi nuk më herët Berisha nuk kishte pranuar propozimet e bëra për ndarjen e territoreve të Kosovës. Në mbyllje të takimit ai i ftoi të gjithë demokratët të ishin pjesëmarrës në Kuvendin që do të mbahet në datën 11 dhjetor.

Exit mobile version