Aktori Neritan Liçaj ka reaguar ashpër përmes një statusi në rrjetin sociale Facebook duke thënë në vend të teatrit kanë mbetur rrënoja dhe nën to një pjesë e tija.Liçaj shprehet se bashkë me pjesën e tij janë edhe dy kufoma nën ato rrënoja, pikërisht Rama dhe Veliaj.

Postimi i plotë

Do të doja të mbyllja sytë për një çast dhe kur ti hapja,Teatri Kombëtar të ishte sërisht aty.

Por për fat të keq ka vetëm rrënoja!

Një pjesë e imja ka vdekur nën ato rrënoja,por pjesa tjetër e mbetur është më e fortë se kurrë!

Ka dhe dy kufoma nen ato rrënoja së bashku me pjesën time të vrare, Rama dhe Veliaj!

Me vjen keq që ajo pjesë e imja e mbetur aty, do qelbet nga kërmezimi i dy kufomave.

Image