Stina e verës vjen me rritje të temperaturave, por edhe të një problemi të mbartur prej shumë vitesh siç janë zjarret në masivet e ndryshme pyjore. Të gjitha masivet pyjore në Bulqizë janë të riskuara nga zjarret gjatë muajve të stinës së verës, ndaj ka nisur një angazhim për t’i paraprirë situatës. Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu thotë se ka patur një takim të strukturave të mbrojtjes civile të udhëhequra nga vetë prefekti i Qarkut Dibër. Ai shtoi se iu është kërkuar angazhim dhe gatishmëri maksimale të gjitha instancave që jo vetëm të ndërhyjnë në kohë, por edhe të parandalojnë zjarret në masivet pyjore në Bashkinë Bulqizë. ndërkohë, strukturave vendore të policisë i është kërkuar zbardhja e zjarrvënieve.
Zjarret në masivet e larta pyjore në Bulqizë janë të vështira për ndërhyrje pasi mungon infrastruktura e nevojshme. Në këto kushte dëmet që shkaktohen janë të mëdha.