Banorët e 20 fshatrave të njësisë Administrative Suç janë ngritur në protestë duke kundërshtuar mbylljen e shkollës së Mesme të Bashkuar “Haxhi Lata”.

250 nxënësit e kësaj shkolle të dëmtuar nga tërmeti kanë bojkotuar mësimin në shkollat e tjera ku i kanë transferuar.

“Mbyllja e kësaj shkolle ku mësojnë rreth 250 nxënës është e qëllimshme. Shpërndarja e nxënësve në shkollat e tjera është e pa pranueshme”, thonë banorët.

Banorët thonë se do të bllokojnë rrugën nacionale në rast se kërkesat e tyre nuk zgjidhen.

Në Bashkinë e Klosit nuk ka nisur  procesi mësimor në të gjitha shkollat.