Teksa ekipi matjan ka mbetur “peng” i bojkotimit të ekipeve të Superiores, drejtuesit e ekipit kanë rënë dakort për zhvillimin e një tjetër miqësorje.
Bëhet fjalë për një ndeshje testi ndaj krutanëve të Kastriotit.
Ekip me të cilin kemi luajtur edhe disa javë më parë duke i mposhtur me rezultatin 2 me 1.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Liri Ballabani dhe pritet me mjaft kureshtje forma e ekipit pasi kampionati pritet të nisë javën e ardhshme.
Matjanët kanë treguar formë mjaft të mirë në miqësoret e zhvilluara duke fituar shumicën e ndeshjeve me ekipe në kategori më lart, por gjithashtu duke treguar lojë të mirë fal eksperiencës së trajnerit Samuel Nikaj.