Ballina VENDI 41 milionë euro investime/ Ndërhyrjet që i dhanë Rrugës së Kombit standarde...

41 milionë euro investime/ Ndërhyrjet që i dhanë Rrugës së Kombit standarde europiane sigurie, mirëmbajtjeje, qarkullim normal në diell e në borë

0

Në Rrugën e Kombit për punime ndërtimi dhe rehabilitimi janë akorduar 41 milionë euro investime ndërsa për mirëmbajtje rutinë dimërore të rëndë 15 milionë euro.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga të gjitha investimet që janë kryer në Rrugën e Kombit, ku planifikohen të investohen 35 milionë euro deri në fund të vitit 2021.

“Mirëmëngjes dhe me këtë spektakël të punës së pandalshme për ta kthyer Rrugën e Kombit nga një rrugë të lënë rrugëve, burim aksidentesh, rrëshqitjesh masive gurësh e dheu, segment rreziqesh e vonesash në dimër, në një rrugë me standarde europiane sigurie, mirëmbajtjeje, qarkullimi normal në diell e në borë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Konkretisht kanë mbaruar punimet në nyjen e re e Kalimashit, ku janë realizuar edhe 4.6 km rrugë të reja.

Po ashtu është realizuar rehabilitimi i skarpatës km 50+700, pyllëzim dhe veshje skarpatesh me 40 mijë rrënjë pemë, mur gabioni 2500 m3; gërmim në shkëmb 580 000 m3.

Është realizuar edhe rehabilitimi i urës ekzistuese Kukës, si dhe ura e re e Kukësit ku janë kryer gërmim në shkëmb 270 mijë m3, gërmim për këmbët e urës 10 mijë m3.

Po ashtu janë disa nyje rrugore të realizuara si nyja e re Bardhoc me 3.2 km rrugë të reja; nyja e re Bardhoc 1 me 3 km rrugë të reja dhe 12 mijë pemë të mbjella; nyja e re Rexhal me 3.4 km rrugë të reja; nyja e re Mamëz me 3.8 km rrugë të reja; nyja e re Morinë Fshat me 1 km rrugë të reja; nyja Kukës rehabilitim; nyja e re Gjegjan me 2.5 km rrugë të reja.

Po ashtu është realizuar rehabilitimi i pikës kufitare Morinë dhe 0.8 km rrugë të reja.

Në kuadër të këtyre investimeve është realizuar edhe ndriçimi i 17 nyjeve të reja dhe ekzistuese.

Po ashtu janë kryer punime për rehabiltimin e impianteve në tunelin e Kalimashit me vlerë 1.2 milionë euro, instalim i sistemit të informimit dhe monitorimit, si dhe mirëmbajtje dimërore dhe rutinë./m.m/j.p/

Burimi: ATSH

Exit mobile version