Qeveria britanike bën një hap pas në kërcënimin lidhur me emigracionin dhe sqaron që të drejtat e qytetarëve të Bashkimit Europian do të ruhen.

Ministri i ri i Brendshëm Priti Patel, muajin e kaluar kishte njoftuar se liria e qarkullimit do të pushonte menjëherë ditën pas Brexit, me 31 tetor, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët europianë.

Qendrim ii Patel binte në kontrast direkt me pozicionin e hapur të kryeministrit Boris Johnson, që kishte thënë disa herë se qytetarët e Bashkimit Europian “janë të mirëpritur”.

Njoftimi i Patel binte në kundërshtim edhe me rregullat e rakorduara me Bashkimin Europian që parashikojnë një periudhë tranzicioni për lirinë e lëvizjes.

Përballë reagimeve të shumta lidhur me këtë qendrim, tashmë Ministria e Brendshme ka ndryshuar ton dhe ka saktësuar se qytetarët e Bashkimit Europian që do të mbërrijnë në Britaninë e Madhe para 31 dhjetorit 2020, do të kenë të drejtë për të qendruar 3 vite.

Rregullat e reja

Qarkullimi i  lirë i personave do të zëvëndësohet nga një “leje qendrimi e përkoshme”që qytetarët e Bashkimit Europian do të duhet të kërkojnë. Por para se të marrin lejen e qendrimit, qytetarët e BE-së do t’i nënshtrohen kontrolleve më të ashpra lidhur me precedentët penalë.

“Synojmë të marrim kontrollin e kufinjve. Kontrollet do të jenë të forta për t’i ndaluar kriminelët që të hyjnë në Britaninë e Madhe dhe në ardhmen do të kemi një sistem emigracionit të bazuar mbi talentin dhe aftësitë e personave dhe jo nga vendi i origjinës”është shprehur Patel.

Ministria e Brendshme ka saktësuar se deri në fillim të vitit 2021 nuk do të jetë detyrim për punëdhënësit dhje pronarët e pasurive të paluajtshme që të jenë të detyruar që të verifikojnë të drejtën e qendrimit të punëtorëve apo atyre që u kanë dhënë godina me qira për banim.(scan)