NDRYSHIME TË KUSHTEVE KLIMATIKE, RESHJE SHIU DHE ERË E FORTË, POR JO DËME NË BUJQËSI

NDRYSHIME TË KUSHTEVE KLIMATIKE, RESHJE SHIU DHE ERË E FORTË, POR JO DËME NË BUJQËSI

Qarku i Dibrës është përfshirë këtë të premte nga reshje të dendura shiu, pas shumë ditësh me vapë përvëluese. Reshjet u ndaluan në katër bashkitë e Qarkut, por me intensitet më të lartë ishin në Dibër. Për rreth 2 orë reshjet ishin prezente shoqëruar me erë të fortë dhe kufizim të qarkullimit të automjeteve në të gjitha rrugët kryesore. Ndërkohë reshjet intensive përfshinë Bashkitë Dibër e Bulqizë ku pati edhe erë të fortë ndërsa intensitet më të ulët pati në Bashkitë Mat e Klos. Temperaturat maksimale zbritën deri në 15 gradë Celsius nga 37 që ishin vetëm një ditë më parë. Ndërkohë, nuk dihet nëse ka patur dëme në sektorin e bujqësisë por për fat të mirë ndryshe nga disa zona të tjera, në qarkun Dibër nuk pati reshje breshëri të cilat mund të shkaktonin pasoja të rënda në të gjithë sektorët e bujqësisë, e veçanërisht në atë të frutikulturës. Sinoptikanët parashikojnë ndërprerje të reshjeve të shiut të paktën deri ditën e hënë. Ndërkohë temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në vlerën 32 gradë Celsius dhe ato minimale deri në 13 gradë Celsius.