Vala e ndryshimeve në kupolat drejtuese të Policisë në Qarkun Dibër ka prekur edhe komisariatin e Bulqizës. ndonëse ndryshimet e para u bënë rreth 3 muaj më parë në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, Komisariatin e Dibrës dhe atij të Matit, mësohet se ndryshime ka pësuar edhe Komisariati i Bulqizës. kështu, në vend të Komisar Ilir Mustës është emëruar komisar Vilson Bala.
Ky i fundi ka mbajtur disa detyra në karrierën e tij duke nisur nga drejtues Komisariatesh në Peqin, Fier etj. Po ashtu mësohet se Bala kohët e fundit ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Ilir Musta i cili drejtoi për disa muaj Komisariatin e Bulqizës, e ndërsa më parë ka qenë drejtues në komisariatin e Gramshit, Beratit etj, është transferuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.