Ndihmat nga Bashkia Mat, ironizon FRPD, Mat. “Këto foto s’janë bërë as në darsëm e as në studio fotografike”

Prej disa ditësh Bashkia Mat ka filluar shpërndarjen e ndihmave për njerzit në nevojë siç u urdhërua nga kryeministri Edi Rama. Por sipas Forumit Rinor tê Partisë Demokratike Dega Mat bashkia thjeshtë ka bërë detyrën pasi paguhen nga taksat e qytetarëve për të bërë pikërisht këtë gjë. Ata gjithashtu ironizojnë me fotot të cilat tregojnë ndihmat e dhëna nga bashkia duke thënë që inazhet që po shihni sjanë as të një darsme as të bëra në një studio fotografike.

Statusi i FRPD dega Mat në facebook

Fotopandemia ne Bashkine Mat

Ne fotot qe po shihni nuk jemi ne dasem.As ne studio fotografike.
As ne filmin “Lulkuqe mbi mur” ,ku Kujdestari ju thote jetimeve :E more pakon ti ,falendero bamirsin tani.

Jemi ne Faqen Zyrtare te Bashkise Mat.Keta nuk po lene te moshuar pa i ven thesin e mjellit para ose i ven ne krah “tubin e letres higjenike” dhe i nxjerrin ne foto.
Pse nuk nxirrni emrat e te semureve nga virusi po nxirrni ne foto njerezit hallexhinj qe jane te detyruar te rrine brenda per te miren e perbashket tonen.

Ne fund te fundit jane taksat (qe dhe i keni rritur tashme),qe qytetaret paguajne shtetit.Po beni thjeshte nje detyre qe ju takon edhe pse pa transparence.Por meqe eshte ndihme per njerezit ne nevoje po e mbyllim njerin sy.

Ama nuk keni pse depersonalizoni njerezit ne kete forme me foto se buka nuk permendet.Njerezit edhe pse te varfer kane dinjitet.

Sadaka po

Fotopandemi jo.