Ndërron jetë një nga parodistët e Vlorës

Share

Ata ishin ishin kater. Kështu do të thuhet tani për parodistet e Vlorës pasi njeri prej tyre është ndarë nga jeta. Muhamet Liko, aktori i madh i humorit humbi betejën me jetën në moshën 64-vjeçare. Shkak i vdekjes së tij ka qenë një atak kardiak. Liko vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës, ndërsa ishte për kurim në Itali. Pas kontrollit shëndetësor ai ka pësuar një atak kardiak që i mori jetën. Muhamet Lika numëron qindra role në skenën e humorit me një aktivitet 41- vjecar në skenën shqiptare.

Parodisti Liko mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikes me titullin “Mjeshtër i madh”. Ai la pas dy fëmijë dhe gruan e tij. Ndarja nga jeta e Muhamet Likës është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare. E kush nuk ka qeshur me batutat e tij me humorin e tij fin, që se bashku edhe me tre parodistet e tjere i jepnin nje frymarrje tjeter humorit shqiptar. Madje ka bere per te qeshur publikun edhe ne vitet e veshtira që kaloi Shqiperia

Katër paraodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Lika u shfaqën së bashku për herë të fundit vetëm disa ditë më parë në skënën e teatrit ‘Petro Marko”. Liko duartrokiti parodistët e rinj të estradës së re në Vlorë dhe më pas u nis për kontrollin në Itali por nuk ia doli dot.

Read more

Local News