Për rreth 30 minuta, për shtat të mungesës së stafit, është ndërprerë puna në aeroportin e Rinasit mëngjesin e së mërkurës.

“Sot, më 7 Prill 2021, nga ora 9.23 deri në ora 09.55, orë lokale, janë ndërprerë operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për shkak të mungesës së stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror”, thuhet në një njoftim të autoriteteve të aeroportit.

Për shkak të ndërprerjes së përkohshme të punës janë prekur dy fluturime. “Aegean Airline me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë. Aegean Airline është kthyer sërish në Athinë. Operimet kane rifilluar në 09.55 dhe Aegean pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë”.