Veliaj tha se rruga që do të marrë emerin e Salës do të jetë në zonën e Laprakës, pikërisht aty ku jeton familja e të ndjerit.
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë me dije se një rrugë në njësinë numër 11 në Tiranë do të marrë emrin e Arjan Salës, të riut që u sakrifikuar për të shpëtuar jetën e kolegëve të tij në magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia”.
Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se rruga që do të marrë emerin e Salës do të jetë në zonën e Laprakës, pikërisht aty ku jeton familja e të ndjerit.
“Rruga që është propozuar për t’u votuar në Këshillin bashkiak është rruga “Arjan Sala”, një rrugë në njësinë numër 11, në zonë e Laprakës, ku banon edhe familja e të ndjerit, heroit tonë të qytetit. Ka qenë një premtim që kryeministri, bashkë me mua ja premtuam familjes, për të nderuar këta heronj. Më vjen mirë që një rrugë në njësinë numër 11 do të ketë emrin e heroit tonë urba, Arjan Sala,”– tha Veliaj.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Arjan Sala ndërroi jetë pasi shpëtoi kolegët etij të bllokuar në magazinën e përfshirë nga flakët vetëm pak javë më parë. Qeveria i akordoi titullin ‘Dëshmor i Atdheut” të riut që u sakrifikuar për kolegët.