Firma që mirëmban rrugën nacionale Burrel – Skuraj ka ndërhyrë në pjesën e shembur në fshatin Kokërdhok. Prej ditësh aty po punohet për ndërtimin e murit të shembur i cili kishte bërë që rruga të kthehej me një sens lëvizjeje dhe e rrezikshme për shkaktimin e aksidenteve.

Ndërhyrja është bërë me ndërtimin e një muri prej betoni i cili do të rikthejë gjerësinë e mëparshme të rrugës.

  Edhe gjatë ditës së sotme në këtë pjesë rruge të dëmtuar është punuar pandërperje duke bërë që pas ndërtimit të murit, punonjësit e firmës të nisin mbushjen e pjesës së boshatisur me inerte, në mënyrë që të bëhet gati për asfaltim.

Ky nuk është dëmtimi i vetëm në këtë pjesë rruge, pasi një shembje e tillë është edhe në segmentin e Shkopetit, ndërkohë burime pranë firmës thanë se edhe aty do të ndërhyhet shumë shpejt.