Ndahet nga jeta ne menyre te papritur kengetari i mirenjohur ne mbarë trevat Shqiptare Sherif Dervishi.

Me date 16 nentor 2019 ishte edhe dalja e fundit ne skene, ku mori pjese ne festivalin e Kengës Epike dhe Lirike edicioni i 5-të në Burrel.

Ai lindi më 1961, në Lugjej të Dardhës, në një familje me tradita patriotike dhe e persekutuar politikisht nga regjimi komunist.
Arsimin e detyrueshëm e kreu në vendlindje.
Për herë të parë në skenë është ngjitur në vitin 1975, kur ishte nxënës në Zall-Dardhë.
Me grupin artistik të Zall-Dardhës është aktivizuar në vitin 1978, kohë kur ka kënduar këngën “Shqipëri, kala vigane”.
Nga viti 1982 deri në vitin 1988 punoi si punëtor në Minierën e Bakrit në Mirditë, ku u aktivizua me grupet artistike të rrethit të Mirditës.
Më pas ka qenë solist profesionist pranë Shtëpisë së Kulturës “Haki Stërnmilli” të Peshkopisë, i Qendrës Kulturore Peshkopi dhe kohët e fundit i Qendrës Kulturore të Kazmës.
Me shumë vështirësi u lejua të merrte pjesë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, ku këndoi aq bukur këngën “ Ç’po i folka burri burrit”.
Ka qenë pjesëmarrës edhe në Festivalin e Beratit të vitit 1993, ku konkurroi me një këngë kurbeti dhe një këngë patriotike të titulluar “Prej Dibre deri në Tiranë”.


Nga viti 1996 deri më 1999 qe solist i Estradës Profesioniste të Peshkopisë.
Ka marrë pjesë në Takimin Folklorik të Danubit në qytetin Giugiu, ku edhe mori çmim të dytë, si interpretues dhe si solist. Po kështu ka konkurruar edhe në qytetin Van të Turqisë me grupin “Dibra” dhe në festivalet “Sharri këndon”.
Ka bërë edhe turne private në Maqedoni. Kohët e fundit ka përfunduar kasetën private të titulluar “Mall prej nanës, mall prej motrës” me produksion të “Tetofoni-disk” Tetovë, 1996.
Kënga e tij e shtruar, tingëlluese, burrërore dhe elegante ka pushtuar zemrat e mijëra artdashësve.

Ai la pas nje sere krijimesh me tekste, kenge e videoklipe te realizuara prej tij.