Ashtu si çdo vit tjetër edhe këtë vit, Bashkia e Matit në Bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore Mat ndanë dhurata për nxënësit më të mirë të arsimit parauniversitat në Bashkinë Mat. Në aktivitetin e mbajtur në ambjentet e pallatit të kulturës Burrel, fillimisht u zhvillua një aktivitet festiv e më pas u ndanë dhuratat për fëmijët me rezultatet maksimale në këtë vit shkollor.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se mbështetja e ekselentëve është investim për të ardhmen e shoqërisë.

Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat, Shpresa Tusha falenderoi nxënësit dhe mësuesit për përkushtimin e treguar si dhe i uroi ata për vitin 2023.

Edhe këtë vit Organizata Vizion OJF ndau mbi 70 pako dhurata për nxënësit me aftësi ndryshe. Drejtoresha ekzekutive e kësaj organizate, Suela Koçibellinj tha se ndjehet e privilegjuar që mbështet fëmijët.