Pas marrjes së detyrës disa ditë më parë, drejtori i ri i Policisë së Shtetit ka mbledhur për herë të parë drejtuesit e bluve në qarqe në një takim.
Mësohet se ai iu ka prezantuar objektivat dhe prioritetet e tij në drejtim të organizatës së Policisë së Shtetit si dhe ka marrë opinione nga vartësit. Takimi ka nisur rreth orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të hëne, ndërsa burimet janë tepër të rezervuara për dhënien e informacioneve sa i përket zhvillimeve të saj.
Në nivel drejtues në Qarqe apo komisariate pritet të ketë edhe ndryshime por kjo në bazë të perfomancës, ku në shënjestër pritet të jenë qytetet më problematike sa i përket situatës së rendit dhe kontrollit të territorit.
Këto ndryshime pritet të përfshijnë transferime apo shkarkime por asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht