Ballina POLITIKE Mziu: Pushteti vendor nuk ka autonomi, Kryeministri duhet të heqë dublimin e...

Mziu: Pushteti vendor nuk ka autonomi, Kryeministri duhet të heqë dublimin e kompetencave

0

Deputeti demokrat Xhelal Mziu, duke folur për menaxhimin e pushtetit vendor thotë se me reformën territoriale në vitin 2014, u tregua se shoqata e bashkive në atë periudhë dhe opozita kishën të drejtë, kur ngritën si shqetësim se nuk është thjesht një ndarje me laps se si do të jetë forma e bashkive, duke i zvogëluar.

Në emisionin MCN Economy, Mziu tha se reforma territoriale nuk kishte të bënte me autonominë vendore dhe se ndonëse u trumbetua se do jetë pranë qytetarëve, kjo ndarje ka bërë që të centralizohet shërbimi ndaj qytetarëve.

Sipas tij, distanca e zonave rurale në raport me bashkinë është rritur ndjeshëm, çka ka çuar në shpopullim dhe se në aspektin e kompetencës financiare, treguesit janë përkeqësuar në raport me vitin 2015.

Po të shohësh raportin e fundit jo vetëm që nuk është kursyer por është dyfishuar numri i të punësuarve në pushtetin vendor dhe është rritur shumë herë më shumë niveli i pagave dhe të gjithë treguesit makro kanë shkuar në regres.

Reforma territoriale nuk e luajti rolin e saj dhe është më keq se në vitin 2014. Si bashki Kamzë, renditeshim bashkia me performancën më të mirë financiare.

Sepse ka thyer dy rekorde, se në 12 vite që kam drejtuar bashkinë shkonte 60-70% e buxhetit për investime publike dhe së dyti treguesi që ka të bëjë me fondin e pagave shkonte deri në 18% që do të thotë se konsumohej shumë pak për administratën. E kundërta ndodh sot, kemi tregues shumë më të këqij në raport me atëherë.

Edhe pse me financat të kufizuara performanca ishte më mirë, sot nuk ka autonomi të pushtetit vendor. Vetë qeveria prirjen e saj ka rritjen e numrit të punësuarve duke i përdorur si instrument për fushatat.

Është rritur në vitet e fundit me 25-30 mijë për numrin e të punësuarve. Shqipëria është vendi i tretë në Europë sa i takon numrit të të punësuarve në administratën shtetërore dhe para kemi vetëm Danimarkën dhe Norvegjinë.

Sot pushteti vendor i ka imponuar gjithë drejtuesit e bashkive që të rrisin numrin e administratës se iu përkthehet në fushatë.

Mziu shtoi se nëse futesh në thelb performanca nuk është rregulluar por hilja e qeverisë tregon sikur ka pasur trend rritje nga viti 2015-2017 ku pati delegim kompetencash, por nënvizoi se kjo nuk sjell asnjë lloj të ardhure për bashkinë, pasi ka të bëjnë vetëm me nivel pagash.

Ndër të tjera tha se hilja e parë ka qenë dhënia e pagave të personelit ndihmës apo zjarrfikësve, për të cilën tha se janë thjesht përpilim i nivelit të pagave dhe se nuk është kompetencë.

Ai tha se është një kosto shtesë për pushtetin vendor, duke saktësuar se është para që nuk e jep pushteti qendror, por vendor.

Për vitin 2021, në Tiranë, Durrës dhe Lezhë, është bërë impelementimi nëpërmjet bashkive dhe kjo u atribuohet bashkive si investim, fondi i dhënë për tërmetet. Nuk është atribut i pushtetit vendor, por injektim nga jashtë janë para të marra kredi apo investime të huaja.

Bashkia Tiranë është aktori kryesor i pushteti vendor dhe kalon 60 bashkitë e tjera, ka grumbulluar 650 milionë euro. Kjo ka ardhur për shkak të rritjes së ndërtimeve ka tarifën më të lartë dhe rekord për vendet e tjera.

Pavarësisht grafikut jemi shumë larg vendeve të rajonit. Është e vërtetë që situata financiare është dramatike, ka thirrur kryetarët e bashkive. Një Kryeministër mund të ulet edhe në një tryezë me pushtetin vendor për transferim kompetencash, ku përveç presionit politik që iu bëri për t’iu shërbyer zgjedhjeve që vijnë, nuk lëshoi asnjë lloj kompetence, por i vendosi në presion për centralizim kompetencash.

I kërcënoi se do marrë bashkitë në administrim. Buxheti së pari kalon në Këshill Bashkiak, më tej kalon te këshilli i qarkut dhe Thesari dhe shihet në disa instrumente për ta kontrolluar.

Është shantazh i Kryeministrit dhe prirje për të shkuar drejt centralizimit dhe jo lëshim i kompetencave. Kryeministri si ish-kryetar bashkie i di pikat e forta dhe të dobëta dhe nuk e ka përdorur eksperiencën, por e ka përdorur për të shtrydhur pushtetin vendor dhe për ti marrë kompetencat vetë.

Kryeministri e përdor pushtetin vendor për ta zhveshur nga kompetencat, për ti marrë vetë atributet dhe për ta akuzuar se ka qenë pushteti vendor ai që e ka pasur fajin për mos realizimin e shërbimeve.

Kryeministri duhet të heqë dublimin e kompetencave. Te një biznesmen apo qytetar shkon edhe bashkia edhe pushteti qendror. Po marrim ndërtimet pa leje, shkon dhe bashkia dhe IKMT qendrore.

Është një kosto e jashtëzakonshme për banorët. Rajonalizimi dhe centralizimi shkojnë në dëm të pushtetit vendor dhe qytetarëve. Kadastra dhe Hipoteka duhet të jetë kompetencë e pushtetit vendor.


    

 

 

Exit mobile version