Deputeti demokrat Xhelal Mziu duke folur për MCN Live deklaroi se mund të pranojë që të jetë kandidat për bashkinë e Kamzës, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që të garojë edhe në Dibër.

Mziu tha se po punohet për një PD të bashkuar, duke theksuar se kush tenton të ketë dy kandidatë për një bashki është patericë e Ramës.

Jam i angazhuar maksimalisht edhe për shkak të funksionit dhe të kaluarës, për të dhënë kontribut në Dibër, Tiranë dhe kudo për ta mundur ‘Rilindjen’. Në çdo zonë që unë shkoj, garantoj të mund ‘Rilindjen’. E kam mundur 8 herë në Kamëz. E kam mundur në kulmin e manipulimit të votave në Dibër. Demokratët kërkojnë bashkimin, po komunikohet ‘underground’ për një PD të bashkuar dhe besoj që kjo do arrihet. Besoj që PD do jetë me një kandidat, dhe s’do ia jap luksin kësaj qeverie që ta marrë në tavolinë. Nuk do të ndodhë me dy kandidatë. Kush tenton të ketë dy kandidatë brenda PD-së është patericë e Ramës. Normalisht në Dibër kam një opsion më shumë për të fituar në të gjitha bashkitë e qarkut. Nëse situata në Kamëz s’do garantojë ndonjë kandidat tjetër që e mund 6-për qind shin do isha i gatshëm t’ia hiqja atë mundësi. PD deri në zgjedhje do të bashkohet dhe unifikohet në një kandidat”.