Blurja e drithërave më së shumti bëhet nga mullinj me energji elektrike, ndërsa janë shumë të rrallë mullinjt që punojnë me ujë. Në pjesën më të madfhe të fshatrave, këto mullinj janë zhdukur ose janë totalisht jashtë funksioni. Por kjo nuk ndodh në fshatin Kovashicë të Njësisë Administrative Shupenzë, në Bashkinë e Bulqizës. Ky fshat ka ende mullirin që funksionon me ujë në të cilin jo vetëm banorët e fshatit por edhe më gjerë shkojnë të bluajnë drithërat. E këtë traditë po e mban gjallë familja Leka. Blerim Leka tregon se ky mulli mund të jetë mbi 300-vjeçar dhe se është mbajtur me kujdes tradicionalisht nga familja e tij. Blerimi shprehet se edhe ai vetë e ka vijuar traditën e të parëve duke e mbajtur në funksion të plotë dhe gjendje shumë të mirë.


  Veç procesit të punës që kryen mulliri me ujë që është bluarja e drithërave, Blerimi na tregon se ai tërheq vazhdimisht interesin e virizitorëve brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Nga ana tjetër, Blerimi shprehet se do të vijojë ta mbajë gjallë këtë traditë të familjes e pse jo, ta kthejë mullirin në një atraksion turistik për vendësit dhe të huajt.