Nënprefekti i Bulqizës Avni Muliu ka mbledhur në mbledhjen e radhës drejtuesit e institucioneve kryesore në Bulqizë për të raportuar para tij punën e një muaji, detyrat e lëna nga mbledhja e kaluar si dhe problematikat me të cilat janë përballur.
Nënprefekti Muliu tha se iu kërkuar Zyrës Vendore Arsimore Bulqizë që të kërkojë nga mësuesit trajnimin e nxënësve për higjenën personale në kuadër të masave kundër koronavirusit. Po ashtu i është lënë detyrë këtij institucioni këshillimi i mësuesve të shkollave për të mbajtur moralin dhe figurën e mësuesit ashtu siç i takon, për të shmangur skandale të tilla si ai i shkollës muzikore të Fierit.