Qendra meteoreologjike e Forcave Ajrore të Republikes se Shqipërise ka parashikuar që në Bashkine Klos temperatura te arrije 40 gradë celsius. Kjo është edhe dita më e nxehtë për këtë verë. Ndërkohë në Burrel pritet që në orët e mesditës termometri të shënojë 39 gradë. Masat e ngrohta afrikane kanë ditë që janë stacionuar mbi Shqipëri duke sjellë edhe një mot të nxehtë dhe me temperatura të larta. Sipas sinoptikanëve parashikohet që nga nesër e në vazhdim te ketë një ulje të lehtë të temperaturave, por të shoqeruar me mot te thatë e pa reshje.