Të gjithë ata që kalojnë infeksionin e Covid-19, mendojnë që gjithçka ka mbaruar, por për mjekun Shahin Kaja, në spitalin e Bulqizës, pacientët që kalojnë koronavirusin, duhet të kenë kujdes. Sipas Kajës, Covid-19 lë pasoja në organizëm si në trashjen e gjakut apo dhe dëmtim të mushkërisë. Për këtë arsye, Kaja këshillon të bëhen kontrolle pas kalimit të Covid-19. Mjeku Kaja shtoi se ky virus prek edhe sistemin nervor, ndaj dhe duhet bërë kujdes i madh. Shumë qytetar që kalojnë Covid-19, sidomos ato me simptoma të rënda, periudhën më pas e kanë të vështirë, ndaj dhe mjekët këshillojnë kujdes.