Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi ka bërë një denoncim përmes një postimi në rrjete sociale.

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike thotë se në Klos një mjeke në Qendrën Shëndetësore ka rezultuar pozitive me Covid-19, ndërsa stafi dhe qytetarët që kanë marrë shërbim prej saj janë të frikësuar për jetën e tyre, por nuk iu bëhet tamponi.

Ajo thotë përmes një statusi në facebook, se thirrjet e opozitës për testimet e qytetarëve dhe gjurmimin e rasteve të dyshuara si të prekur nga COVID 19, duhet te kthehen në emergjencë kombëtare.

Denoncimi i Dhurata Çupit

Përhapja e virusit ka dalë jashte kontrollit ndërsa shqetësimi i qytetarëve është më se i justifikuar.

Një mjeke në Qendrën Shëndetësore “ Klos” ka rezultuar pozitive me COVID 19 , ndërsa stafi dhe qytetarët që ditët e fundit kanë marrë shërbim mjekësorë janë të trembur për fatin e tyre ndërsa kërkojnë me ngulm që të bëjnë tamponin për të verifikuar nëse janë prekur apo jo. Jeta e cdo qytetari vlen njësoj.

I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të marrin masa njësoj për cdo qytetarë. Në këtë betejë nuk mund të ketë të privilegjuar. Testoni njerëzit. Gjurmoni rastet.

Thirrjet e opozitës për testimet e qytetarëve dhe gjurmimin e rasteve të dyshuara si të prekur nga COVID 19, duhet te kthehen në emergjencë kombëtare.
Është emergjencë.!