Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një deklaratë për mediat foli për protestën e opozitës së bashkuar. Lleshaj tha se protestuesit kanë hedhur bomba molotov ndaj policisë.

Lleshaj tha se nuk justifikon aspak dhunën e ushtruar ndaj policisë. Ai u shpreh se protestuesit janë i njëjti grup që kanë bërë 1997 dhe trazira të tjeram, prandaj duhet reflektim edhe nga shoqëria. Lleshaj duke u ndalur te dhuna ndaj ish-funksioniarit demokrat Sait Dollapi, deklaroi se mund të ishte bërë më mirë në atë rast.

“Policia ishte gjithë kohës në zjarr. Ajo përballoi zjarrin dhe bombat molotov të lëshuara nga masat. Ky është i njëjti grup që ka bërë demonstrata të frikshme dhe 1997.Dhjetëra efektivë policie janë shtruar në spital. Në rastkin e dhunës ndaj një ish0funklsionari puiblik, që u dokumentua edhe në media, policia mund të kishte bërë më mirë. Mirëpo , mos harrojmë se policia ndodhej gjithmonë nën zjarr e dhunë”, tha LLeshaj.