Ka përfunduar takimi i Presidentit Ilir Meta me ambasadoren Yuri Kim. Takimi ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta.
Mësohet se në fokus të këtij takimi ka qenë Reforma Zgjedhore. Presidenti i Republikës Ilir Meta, pas takimit me ambasadoren Yuri Kim doli në një komunikim për mediat.
Ndërkohë qëndrimi i opozitës ende është i paqartë, nuk dihet nëse po propozohet një draft i ri apo jo.
Kujtojmë këtu se ditëve të fundit ambasadorja Kim dhe ambasadorët e BE e Britanisë së Madhe kanë mbajtur takime me anëtarët e Këshillit Politik për të diskutuar rreth Reformës Zgjedhore.