Pamjet që shihni tregojnë momentet e arrestimit të Dan Hutrës, i cili vrau sot 3 gra dhe plagosi 3 të tjera. Ai për disa orë u arratis, ndërkohë që policia e arrestoi, madje i sekuestroi dhe armën e krimit.
Arrestohet vrasësi i shumëfishtë sot në Tiranë Dan Hutra

Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e autorit të dyshuar të tre ngjarjeve të rënda sot në Tiranë, Dan Hutra.
Autori i tre vrasjeve dhe 3 plagosjeve të shkaktuara brenda një harku kohor të shkurtër është arrestuar në landfillin e Sharrës.
Dyshohet se ai kishte zgjedhur këtë vend për tju fshehur uniformave blu që kishin nisur kërkimet pas vrasjeve në Paskuqan.