Mbytet një person në liqenin e Ulzës

Mbytet një person në liqenin e Ulzës

Mat, nisin kërkimet për gjetjen e të riut që dyshohet se u mbyt në liqenin e Ulzës

Efektiv të policisë së Matit dhe struktura të tjera vendore kanë mbërritur në Ulëz dhe janë vënë në kërkim të gjetjes së të riut që dyshohet se është mbytur në ujërat e liqenit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00 teksa i riu ka qenë duke lundruar me një motorr uji dhe është përmbysur në mes të liqenit, nga ku mësohet se nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Po ashtu, pritet të kërkohet ndihma e polumbarëve të RENEA-s për të nisur kërkimet në thellësi.