Për rreth dy orë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi protestën e dytë kombëtare kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, qytetarë, artistë, aktivistë të Shoqërisë Civile si dhe përfaqësues të partive politike të opozitës, u mblodhën për të treguar mospajtimin me veprimin e Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës në 17 maj, duke shembur godinën e Teatrit.

Në podium u ngjitën artistë dhe aktivistë të cilët përcollën mesazhe për të ndëshkuar autorët e shembjes së Teatrit dhe vënien e tyre përpara drejtësisë, ndërsa protestuesit mbanin në duar pankarta ironizuese për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

Nuk mungonin as thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit “Rama ik” apo dhe “Qeveri e krimit”.1