Këshilli i Bashkisë së Matiti u mblodh këtë të martë në mbledhjen e tij të radhës. Në rendin e ditës ishin të listuara plot 18 pika të cilat u shqyrtuan një e nga një. Këshilli e nisi me miratimin e fondit 6% të ndihmës ekonomike për muajin Janar 2020. Në pikën e dytë këshilltarët miratuan marrëveshjen midis Bashkisë Mat dhe Save The Chlidren. Po ashtu votat unanime mori edhe pika e tretë p[ër miratimin e kritereve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi 6%. Në pikëne kartërt këshilltarët rishqyrtuan projekt-vendimin e numrit të përgjithshëm të punonjësve të Bashkisë Mat për vitin 2020.
Prefekti i Qarkut Dibër, në argumentimin e bërë për këtë projekt-vendim kërkonte nisjen e implementimit të buxhetit pastaj ndryshime në të, gjë e cila tashmë është bërë. Po ashtu një tjetër projekt-vendim i kthyer ishte edhe ai për blerjen e makinerive që do t’i shtohen flotës së mjeteve për mirëmbajtjen e rrugëve rurale. Pikë e cila pasi mori parasysh kërkesat e institucionit të prefektit u miratua me të gjitha votat. Një tjetër pikë e rëndësishme që u shqyrtua dhe miratua në mbledhjen e sotme, ishte edhe ajo për një ndryshim në buxhetin e këtij viti, ku do të blihet një sasi kamerash sigurie që do të vendosen në institucionet e çerdheve dhe kryqëzimet e qytetit të Burrelit. Përfaqësues të bashkisë e argumentuan këtë me nevojën për monitorim të çerdheve pas ankesave të shumë prindërve dhe monitorimin e kryqëzimeve për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet. Edhe kjo pikë u miratua me të gjitha votat e anëtarëve të pranishëm në këtë mbledhje.
Pika 11 në rendin e ditës të kësaj mbledhjeje ajo mbi miratimin e Projekt-Vendimit për procesin e regjistrimit fillestar të pasurive të tipit pyje dhe kullota në pronësi/administrim të Bashkisë Mat u shty. Këshilltarët miratuan edhe projekt-vendimin e akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi pas relatimit të përgjegjësve të zyrës përkatëse. Tashmë problemi i banorëve të ish hotelit të punëtorëve të Uzinës së Ferrokromit ka marrë rrugën ligjore të zgjidhjes. Në mbledhjen e kësaj të marteje këshilli miratoi dhënie pëlqimi Bashkisë Mat që të bashkëpunojë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për blerjen e ish hotelit të punëtorëve të uzinës së Ferrokromit. Duke qenë se pronari aktual i këtij objekti kërkon lirimin e tij nga familjarët, Ministria e Financave do tja blejë pronarit me buxhetin e shtetit dhe do ta inventarizojë atë në funksion të strehimit social. Në pikën e fundit të rendit të ditës së sotme, këshilltarët diskutuan dhe miratuan rregulloren e funksionimit të këshillit bashkia, atë për konsultimin publik dhe kodin e sjelljes dhe etikës.