Këshilli i Bashkisë së Matit i mandatuar në vitin 2015 është mbledhur këtë të hënë për herë të fundit në mandatin e tij. Mbledhja e fundit e këshillit kosistoi në miratimin e propjekt-propozimit të ndihmës ekonomike për muajin Korrik, fondin 6% të ndihmës ekonomike për muajin Qershor dhe Kompensimin e energjisë elektrike për muajin Qershor.
Pasi u njoh me relacuionin e paraqitur nga zyra e shërbimit social në Bashkinë Mat, këshilli miratoi në unanimitet të plotë të tre këto pika në rendin e ditës. Po ashtu, këshilli miratoi edhe një ndryshim në buxhetin e vitit 2019 për bashkëfinancim me FLAG.
Në fund Kryetari në detyrë i këtij këshilli, Agim Hysa, bëri edhe falenderimet e rastit për kolegët e tij dhe kryebashkiakun Nezir Rizvani për bashkëpunimin katër vjeçar mes dy organeve të qeverisjes vendore.