Ka zhvilluar këtë të hënë mbledhjen e radhës Këshilli i Bashkisë Mat. Dy pikat e para në këtë rend dite ishin Projekt – Vendimi Për fondin 6%  të ndihmës ekonomike Muaji Janar 2023 dhe Projekt-Vendimi “ Për një Ndryshim në buxhetin e vitit 2023.”

Pasi e miratoi në parim rendin e ditës, këshilli nisi shqyrtimin e pikave një e nga një. Me të gjitha votat e anëtarëve të pranishëm në këtë mbledhje u miratua Projekt – Vendimi Për fondin 6%  të ndihmës ekonomike Muaji Janar 2023. Ndërkohë në pikën e dytë të rendit të ditës së mbledhjes së sotme, këshilltarët miratuan një ndryshim në buxhetin e këtij viti të propozuar nga Drejtoria Ekonomike. Pika e tretë në mbledhjen e kësaj të hëne ishte  rishqyrtimi i vendimit për miratimin e kërkesës së Bashkisë Mat, së bashku me dokumentacionin teknik dhe ligjor për akordimin e ndihmës financiare emergjente për familjen e A.Nika, banesa e të cilit rrezikon të dëmtohet nga rrëshqitja e truallit gjatë ditëve të fundit në fshatin Drita, Njësia Administrative Baz, Bashkia Mat.”

Në pikën e katërt u zhvillua seancë informuese mbi ndryshimet klimatike dhe situatën mjedisore, në pikën e pestë u zhvillua Analizë nga drejtoria e Shërbimit social për strehim, puna e realizuar gjatë 1 viti. Në pikën e gjashtë këshilltarët miratuan tituj nderi ndërsa tek të ndryshmet u shqyrtuan kërkesat e qytetarëve.

Dritan Kurti