Maturantët në të gjithë vendin zhvilluan sot provimin e tretë të maturës shtetërore atë në lëndën e Matematikës. 270 maturantët e të dy Bashkive Mat e Klos provuan njohuritë e tyre në lëndën më të vështirë, atë të matematikës.
Ashtu si provimet e tjera, edhe për lëndën e matematikës, maturantët u testuan në ambjentet e gjimnazit “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit dhe palestrën e shkollës 9 vjeçare, “Tahir Hoxha” të qytetit të Klosit.
Ashtu si në provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë, maturantët e nisën testimin në orën 10:00 dhe e mbyllën në orën 12 e 30 minuta.
Sipas përfaqësuesve të ZVA-ve Mat e Klos, iu gjithë procesi është zhvilluar normalisht dhe se nuk ka patur asnjë problematikë me maturantët të cilët tashmë janë të vetëdijshëm për rregullat strikte me të cilat zhvillohet procesi i provimeve të maturës shtetërore. Po ashtu, ky proces u monitorua pranë ambjenteve të vendprovimeve nga policia e shtetit.