Mat/Ulëz – Nisin kërkimet për gjetjen e të riut që dyshohet se u mbyt në liqenin e Ulzës
Efektivët e Policisë së Matit, në bashkëpunim me strukturat e tjera vendore, kanë mbërritur në zonën e Ulzës dhe janë angazhuar në operacionin për gjetjen e të riut që dyshohet se është mbytur në ujërat e liqenit. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00, teksa i riu po lundronte me një motor uji. Dyshohet se mjeti është përmbysur në mes të liqenit dhe i riu nuk ka arritur të dalë më në sipërfaqe. Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur edhe polumbarët e forcave speciale të RENEA, të cilët kanë nisur kërkimet në thellësi për lokalizimin dhe gjetjen e të riut. Operacioni i kërkimit vijon, ndërsa autoritetet pritet të japin detaje të tjera në vijim.