.
Pas 4 rasteve të zjarrvënieve që u shuan në kohë, mëngjesin e kësaj të enjtjeje u shfaq e pesta vatër zjarri e dyshuar si e qëllimshme, në pyllin e Keçit, në fshatin Kujtim të Nj. A. Suç, në Bashkinë e Klosit.
Zjarri në pyllin me dushk pershkoi rreth 1 ha. Për shuarjen e këtij zjarri u angazhuan forca e mjete të Bashkisë Klos. Falë reagimit në kohë të specialisteve te sektorit pyjor, të grupit zjarrfikes ne turn, të punëtorit te mirembajtjes, u be e mundur izolimi dhe shuarja e kesaj vatre zjarri. Nderhyrja u be me mjete rrethanore e pompa zjarrfikse shpine.
Pas shuarjes së vatrës së zjarrit në pyllin e Keçit specialistet e pyjores në Bashkinë Klos jane ne monitorim te riaktivizimit te mundshem te ndonje vatre te fjetur brenda zones se djegur me pyll dushku. Njoftimi ne kohen e duhur nga strukturat vendore, nderhyrja me pervojen e duhur të EC në Bashkinë Klos, dhanë rezultat të kenaqshem.
Ndërkohë policia dhe prokuroria ka nisur hetimin për piromanët që vijojnë të shkaktojnë zjarre të tilla të qëllimshme.