Vijon aksioni për goditjen e informalitetit në pyje. Gjatë fundjavës që lam pas janë goditur disa raste të prerjes së paligjshme të pyjeve, duke sekuestruar dhjetra metra kub lëndë drusore që ishte bërë gati për transport apo po transportohej.
Grupet e kontrollit të drejtuara nga inspektor të Inspektoriatit SHtetëror të Mjedisit Pyjeve dhe Ujërave janë përqendruar në pikat më problematike të prerjes së paligjshme të pyjeve.
Gjatë inspektimit në vendin e quajtur Linos mbas Dej dhe në fshatin Vig janë bllokuar dhe sekuestruar 15m3 dru zjarri të cilat i janë dërguar Bashkisë Mat për procedura të mëtejshme.
Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar nga kryeinspektori i ISHMPU me inspektorët e policisë pyjore Mat kanë bllokuar një kamjon me 12m3 dru zjarri që po transportohej në mënyrë të paligjshme pa dokumentacionin përkates në vendin e quajtur Liqeni i Lukanjakeve, si dhe është marrë masë administrative për drejtuesin e mjetit.
ISHMPU bën të ditur se do të vijojë kontrollet dhe inspektimet e pyjeve dhe te mjedisit në mënyrë të pandërprerë deri në eleminimin e rastit të fundit në dëmtim të fondit pyjor.