Dëshmorët e Matit janë përkujtuar këtë 5 Maj si kurrë në parë. Për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ceremonia e nderimit të të rënëve për liri e pavarësi u zhvillua me një numër tepër të kufizuar. Institucionet kryesore vendore e ato qëndrore në nivel vendor u përfaqësuan me nga dy persona. Bashkia e Matit në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të LANÇ-it Mat, organizuan aktivitetin ceremonial modest për të mos lënë pa përkujtuar dëshmorët, ndonëse në një situatë aspak të zakontë. Gjatë kësaj ceremonie u zbatuan masat e sigurisë, si maskat, distancimi fizik etj. kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Mat, Sefer Duka, tha se me gjithë situatën e vështirë, dëshmorët meritojnë nderim dhe respekt. Më pas përfaqësuesit e institucioneve vendosën kurora me lule pranë memorialit të dëshmorëve të Matit. Pas ceremonisë së zhvilluar pranë varrezave të dëshmorëve, në shenjë respekti u përkujtua edhe dëshmori “Shahin Toçi” ku u vendosën kurora e buqeta me lule