Një 21-vjecar nga Burreli është denoncuar i zhdukur nga nena e tij. Bëhet fjalë për Klevis Lleshin nga fshati Rukaj.

Lajmi konfirmohet për News 24 nga burime zyrtare të policisë dhe prokurorisë së Matit, të cilat thanë se kanë celur një hetim për rastin. Nëna e të riut iu drejtua policisë 10 ditë më parë dhe deklaroi se kishte humbur cdo kontakt me të birin. Ajo ka ngritur dyshime se djali mund të jetë vrarë, për shkak të hasmërisë që familja Lleshi ka me një familje tjetër.

Klevis Lleshi ndërkohë ishte në kërkim nga policia, pasi kishte kanosur për të vrarë nje person. Sipas nënës, ai kishte shkuar në Burrel ditën që në gjykatë do të zhvillohej një seancë kundër tij dhe ajo i ka kërkuar të dorëzohet. Por, ai nuk ka pranuar dhe pasi u ndanë së bashku gruaja tha se nuk ka asnjë dijeni për vendndodhjen e të birit.

Të kontaktuar nga News 24 zyrtarë të policisë thanë se kanë dyshime se familja mund të ketë bërë denoncim të rremë, me qëllim që djali t’i fshihej drejtësisë. Por News 24 ka mësuar se familja Lleshi ka një sagë të gjatë gjakmarrje që ka shkaktuar disa viktima dhe të zhdukur. Për këtë shkak, edhe pse në sekret të plotë, prokuroria po heton edhe në zhdukjen e të riut për motive gjakmarrje.

Marrë nga Balkanweb