Këshilli i Bashkisë Mat ka zhvilluar sërisht këtë të Martë një mbledhje online për të miratuar një fond nga emergjencat civile të kërkuar nga bashkia, për tju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.
E vetmja pikë në rendin e ditës ishte Projekt-vendimi për përdorimin e fondit të emergjencës civile për situatën e krijuar nga Covid-19, për të mbështetur me paketa ushqimore dhe higjeno-sanitare familjet në nevojë në Bashkinë Mat.
Të gjithë këshilltarët kishin marrë më parë edhe relacionin shpjegues për këtë pikë të hartuar nga specialistët përkatës. Ndërkohë, këshilltarët e mbledhur sipas përcaktimit në rregulloren e brendshme të miratuar pak muaj më parë, votuan unanimisht miratimin e projekt-vendimit që 5 milion lekë të rinj nga fondi i emergjencave civile në buxhetin e Bashkisë Mat për vitin 2020, përdoret në ndihmë të rreth 1170 familjeve në nevojë, për asortimente ushqimore dhe produkte higjeno-sanitare.