Maturantët e vitit shkollor 2021 – 2022 kanë zhvilluar këtë të enjte provimin e parë të Maturës Shtetërore atë në lëndën gjuhë e huaj. Si çdoi vit tjetër edhe këtë vit provimi nisi me thuajse të njëjtat rregulla që tashmë janë bërë të ditura për maturantët. Ata u paraqitën pranë godinave të përcaktuara për dhënien e këtij provimi të pajisur me letërnjoftim dhe mjetet shkruese. Ndërkohë para hyrjes së tyre në salla maturantët ju nënshtruan kontrollit fizik.
Pasi u futën në sallat e provimit, maturantët u testuan për dijet e tyre në lëndët e gjuhëve të huaja sipas gjuhës që kanë bërë gjatë këtyre viteve studime. Maturantët e 6 gjimnazeve të Bashkisë Mat e zhvilluan provimin e parë në ambjentet e gjimnazit “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit.