Në Qarkun Dibër nuk është shënuar asnjë rast i ri me Covid-19 këtë të Mërkurë. Në këtë qark vijojnë të jenë aktive 21 raste të shpërndara në të katër bashkitë e Qarkut.
Ndërkohë, ekipet e mjekëve epidemiolog në Dibër, Bulqizë dhe Mat, vijojnë punën në terren për gjurmimin e kontakteve të rasteve të fundit të rezultuara aktive me Covid-19.
Vetëm një ditë më parë janë dërguar për analizë në laboratoin e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë 10 tampon, ku përgjigjet pritet të dalin të enjten. Edhe sot janë dërguar për analizë 6 tampon për konfirmim pas dyshimeve të rasteve të cilët kanë disa nga shenjat e virusit korona.
Të gjithë të infektuarit bashkë me familjet e tyre janë karantinuar në banesa ku po ndjekin këshillat e mjekëve specialist deri në shërimin e tyre nga Covid-19. Deri tani në Qarkun Dibër Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale ka raportuar dy viktima që ishin të infektuar nga koronavirusi.