Pak çaste më parë është bërë me dije se si do të vijojë kufizimi i lëvizjes së qytetarëve për shkak të covid-19 në vendin tonë.

Gazeta shqip mëson se është hedhur ideja për karantinë dy javore nga Komiteti Teknik, por më shumë gjasa shtrëngimi i masave që pritet të behet me dije ditën e nesërme nga Ministria e Shëndetësisë është zgjerimi i orës policore, që do nisë nga ora 18:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, bëhet me dije se se pritet karantinë totale në fundjavë, me të shtunat e të dielat që mund të rikthejnë dhe njëherë tjetër kujtimet e muajit mars të një viti më parë.

Vlen të thuhet se shkak për masat ekstreme është zinxhiri i transmetimit të covid-19 me infektimet që janë rritur ndjeshëm. Kujtojmë, se të dhënat e 24 orëve të fundit tregojnë se ka 19 viktima dhe spitalet e mbushur me pacientë detyrojnë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komitetin Teknik të shkojnë në këto hapa. Pavarësisht zërave gjithçka do të vuloset nesër nga komunikimi i Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me çfarë pritet të ndodh në vijim.