Sot në orët e para të mengjesit Maqellara është tronditur nga një shpërthim tritoli. Mësohet se sasia e tritolit është vendosur në banesën e shtetasit Gazmir Kosiqi, banor i Njesisë Administrative Maqellarë. Nga ky shperthim ka mbetur i plagosur shtetasi Ismail Kosiqi. Burime spitalore bëjnë me dije se 27 vjeçari po kurohet në repartin e Kirurgjisë se spitalit Rajonal, Peshkopi.

Me poshte njoftimi i Policise se Shtetit

Maqellarë/ informacion paraprak

Në  njësinë administrative në Maqellarë, në murin rrethues të stallës së bagëtive, në pronësi të shtetasit G.K, ka patur një dëmtim, dyshohet se me lëndë plasëse.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje.