Kandidati i Partisë Socialiste për një mandat të dytë në krye të Bashkisë Mat, Agron Malaj, zhvilloi pasditen e së dielës takimin përmbyllës me banorët e bllokut të banimit numër dy të lagjes “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit. Deputetja Aurora Mara kërkoi votëbesim për kandidatin Malaj për një mandat tjetër katër vjeçar.

 Kandidati Agron Malaj tha se në këto katër vite që bashkia është drejtuar prej tij në qytetin e Burrelit janë implementuar disa projekte që i japin zhvillim qytetit.

Malaj tha se ndryshe nga ai, kundërshtarët e tij politik nuk kanë bërë asgjë për katër vite që drejtuan bashkinë e Matit.

Nga ana tjetër, kandidati i Partisë Socialiste, Agron Malaj kërkoi mbështetje me votë edhe për këshillin bashkiak.

Të pranishmit në këtë takim elektoral shprehën mbështetjen e tyre për kandidatin Agron Malaj.