Malaj e Klosi vizitë urimi në Myftininë Mat

0
252

Në ambjentet e Myftinisë së Matit të parët që mbërritën për vizitë pas faljes së namazit të Fiter Bajramit ishin kandidatët e Partisë Socialiste në Zgjedhjet e 11 Majit, Agron Malaj e Blendi Klosi. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të pushtetit vendor, të institucioneve qëndrore në nivel vendor etj. Ata u pritën nga Myftiu i Matit, Agim Tereziu si dhe stafi i myftinisë Mat. Gjatë kësaj vizite u diskutua mbi rolin e mirë në shoqëri që ka feja islame. Ndërkohë, nga ana e përfaqësuesve të myftinisë u tha se të rinjtë që po e përqafojnë islamin po shtohen, çka rriten shpresat për një shoqëri më të mirë në të ardhmen. Festën e Fiter Bajramit e uruan kandidatët Blendi Klosi e Agron Malaj për të gjithë besimtarët e Matit.