Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë rreth orës 13.55, janë përfshirë në një aksident rrugor një  automjet i policisë rrugore me drejtues shtetasin Selami Lusha, dhe automjeti tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Z. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital


Një makinë policie është përfshirë në një aksident në aksin Shupenzë-Bulqizë, pasi është përplasur ‘kokë më kokë’ me një mjet tjetër. Si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur efektivi i policisë Selami Lusha, i cili është dërguar në spitalin e Peshkopisë në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe shoferi i makinës tip ‘Benz’, i cili po ashtë është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital.

‘Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë rreth orës 13.55, janë përfshirë në një aksident rrugor një  automjet i policisë rrugore me drejtues shtetasin Selami Lusha, dhe automjeti tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Z. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.