Një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Tre urat” në Çermë të Lushnjes.

Viktima ende nuk është identifikuar ndërsa sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij.(HDA)